DPP > Divizioni i Punësimit

Divizioni i Punësimit është përgjegjës për zbatimin e politikave të punësimit. Ky divizion mbikëqyr qendrat rajonale të punësimit të Kosovës, që kanë të bëjnë më të dhënat mbi konsolidimin dhe analizat e tregut të punës, mbikëqyr shtatë qendrat rajonale të punësimit, njëzet e dy zyrat komunale të punësimit dhe pesë nënzyrat për minoritetet.

Divizioni i Punësimit i Kosovës bashkë me qendrat rajonale për punësim janë krijuar për t’i ndihmuar qytetarët për të gjetur punë dhe për këtë qëllim edhe bën regjistrimin e të papunëve, hulumton tregun e punës, sugjeron punëkërkuesit për aftësime profesionale dhe riaftësime që kërkon tregu i punës si dhe ndërmjetëson gjatë punësimit.

Fushat kryesore të veprimtarisë së zyrave të punësimit

Zyrat e punësimit kanë katër fusha kryesore të veprimtarisë:

  • shërbimet e vendosjes, të cilat janë përgjegjëse për vlerësimet e tregut të punës, regjistrimin e punëkërkuesve, vlerësimin e vendeve të lira të punës dhe përshtatjen ndërmjet ofertës dhe kërkesës;
  • udhëzimi informativ dhe profesional është përgjegjës për përgatitjen e plotë të programeve orientuese të përshtatura për grupe të ndryshme të klientëve të zyrave të punësimit;
  • këshillimi i aftësimeve profesionale është përgjegjës për planifikimin, vëzhgimin dhe përcjelljen e aktiviteteve të aftësimit për të papunët, duke ua siguruar lidhjen e afërt ndërmjet sektorëve të punësimit dhe aftësimit;
  • informatat e tregut të punës kanë të bëjnë me grumbullimin, përpunimin dhe përgatitjen e të gjitha të dhënave mbi aktivitetet e zhvilluara nga sektorët e tjerë të shërbimeve të punësimit dhe mbi statusin e tregut të punës.

Divizioni i punësimit
Divizioni i Aftësimeve Profesionale
Divizioni i Ligjit të Punës dhe Marrëdhënieve në punë
english srpski